Objektivi i përgjithshëm i projektit RIVER2RIVER është në përputhje të plotë me objektivat specifikë të programit ku përfshihen: rritja e efektivitetit në mbrojtjen mjedisore dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, të fokusohet në dy raste të studimit mbi mjedisin lumor në dy zonat e përzgjedhura Metsovo (GR) dhe Himarë (AL). Specifikisht objektivat e projektit janë:
- Të promovojë bashkëpunimin ndërkufitar dhe përmirësimin e njohurive përmes shkëmbimit të ekspertizës mbi monitorimin/menaxhimin e ujit dhe ndërtimin e kapaciteteve në lidhje me kërkesat e Direktivës Kuadër për Ujin.
- Të promovojë një qeverisje ndër-kufitare inovative dhe të qëndrueshme të ujit si një aspekt kritik duke përmirësuar zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve dhe shërbimeve ujore.
- Të zbatohen teknika të lehta, miqësore me mjedisin për rehabilitimin e specieve vendase të peshkut në ekosistemet lumore.
- Të ndërmerren veprime të restaurimit ndër-kufitar, në shkallë të vogël, për arritjen dhe sigurimin e “rrjedhjes ekologjike” të ujërave sipërfaqësorë në rrjedhat urbane të Metsovos dhe lumin Visha të Himarës.
- Të rritet ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit në lidhje me ekosistemet ujore “të brishta”.
- Për të rritur ndërgjegjësimin e grupeve të interesit të zgjedhur (për shembull menaxherët e ujit, fermerët, përdoruesit e tokës, etj.) dhe për të siguruar komunikim dhe bashkëpunim midis partnerëve dhe ndërmjet grupeve të interesit të të dy shteteve, që synojnë menaxhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin e ekosistemeve lumore.