Welcome to RIVER2RIVER

Actions and Networking for Sustainable Management, Environmental Monitoring and Protection of Surface Waters

Projekti RIVER2RIVER bashkëfinancohet në kuadër të Programit Interreg IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” me një buxhet total prej 423.891,72 € nga të cilat 85% është Mbështetje e Bashkimit Europian dhe 15% nga pala përfituese me shtetet pjesëmarrëse Greqi – Shqipëri. 

Objektivi i përgjithshëm i projektit RIVER2RIVER është në përputhje të plotë me objektivat specifikë të programit ku përfshihen: rritja e efektivitetit në mbrojtjen mjedisore dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, të fokusohet në dy raste të studimit  mbi mjedisin lumor ndër-kufitar në dy zonat e përzgjedhura Metsovo (GR) dhe Himarë (AL). Rezultatet kryesore janë dy projekte në shkallë të vogël mbi rehabilitimin e lumenjëve në dy zonat pjesëmarrëse: Bashkia Metsovo do të zhvillojë pastrimin, mirëmbajtjen dhe restaurimin e shtratit lumor në degëzimet e vogla të përzgjedhura në Bashkinë Metsovo, ndërkohë që Bashkia Himarë do të zhvillojë punë rehabilituese në një pjesë të lumit Vishë, midis rrugës nacionale VL-SR deri në grykëderdhje.

Motivimi i projektit RIVER2RIVER është të promovojë domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndër-kufitar në monitorimin, menaxhimin dhe mbrojtjen e burimeve ujore, në përputhje me politikat e BE-së, specifikisht sipas parashikimeve të Direktivës Kuadër për Ujin, duke u përqëndruar kryesisht në mjediset ujore sipërfaqësore ndër- kufitare. Qëllimi kryesor i projektit është të promovojë dhe sigurojë praktikat më të mira të restaurimit dhe menaxhimit të lumenjve dhe ujëmbledhësve të tyre sipas Direktivës Kuadër për Ujin duke kombinuar qasjen “Infrastrukturë e Gjelbër” dhe iniciativa të qeverisjes së ujit.

Si rrjedhojë, grupet kryesore të synuara nga të dy palët, të cilët RIVER2RIVER prek drejtpërdrejt, janë: a) Shkencëtarët, b) publiku i gjerë/qytetarët, c) peshkatarët, d) komuniteti i studentëve dhe e) drejtuesit e qeverisë lokale dhe rajonale.

Application

— OR —

This webpage has been produced with the financial assistance of the European Union. The contents of the webpage are sole responsibility of the Municipality of Metsovo and can in no way be taken to reflect the views of the European Union, the participating countries the Managing Authority and the Joint Secretariat.

This project is co-funded by the European Union and by National Funds of the participating countries under the Cooperation Programme “INTERREG-IPA CBC GREECE-ALBANIA 2014-2020

Lead Beneficiary

Municipality of Metsovo
Ν. Χ. Averof 2, 44200, Metsovo
Phone: +302656360300
Font Resize
Contrast