Për të arritur objektivat e përcaktuara dhe rezultatet e parashikuara, aktivitetet e RIVER2RIVER janë të organizuara në 6 Paketa Pune (WP) të ndara edhe pse të ndërlidhura me njëra tjetrën, si më poshtë:
WP1 fokusohet në menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve të projektit dhe partnerëve përfitues në projekt. Kontrolli i cilësisë së projektit, raportimi dhe takimet kryesore të konsorciumit përfshihen në këtë WP. Në mënyrë të ngjashme, WP2 mbulon paralelisht informimin dhe aktivitetet e promovimit dhe publicitetit të aktiviteteve. WP3 ka të bëjë më “Infrastrukturat e Gjelbërta”. Dy projekte rehabilituese në shkallë të vogël të lumenjëve do të realizohen në dy zonat pjesëmarrëse. Nën WP4 pajisjet e teknologjisë së lartë për monitorimin dhe mbrojtjen e ujërave sipërfaqësorë (sensorë të cilësisë së ujit, dronë dhe kamera) do të blihen ndërsa do të zhvillohen disa mjete të specializuara të IT ( web dhe celular). Aktivitetet e parashikuara në WP3 dhe WP4 janë një domosdoshmëri për rehabilitimi e poupullatave të peshkut. është tashmë fakt që rezultatet më të mira vijnë nga një qasje e integruar për rehabilitimin e lumenjve duke konsideruar edhe aspekte të tjera si përfitimet sociale dhe ndryshimet mjedisore në shkallë më të gjerë. Kështu që, WP5 ka të bëjë me zbatimin e teknikave të lehta, miqësore për mjedisin me qëllim rivendosjen e specieve vendase të peshkut në ekosistemet e lumenjve si dhe takime konsultative tematike me palët e interesuara.