Projekti RIVER2RIVER bashkëfinancohet në kuadër të Programit Interreg IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” me një buxhet total prej 423.891,72 € nga të cilat 85% është Mbështetje e Bashkimit Europian dhe 15% nga pala përfituese me shtetet pjesëmarrëse Greqi – Shqipëri.
Objektivi i përgjithshëm i projektit RIVER2RIVER është në përputhje të plotë me objektivat specifikë të programit ku përfshihen: rritja e efektivitetit në mbrojtjen mjedisore dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, të fokusohet në dy raste të studimit mbi mjedisin lumor ndër-kufitar në dy zonat e përzgjedhura Metsovo (GR) dhe Himarë (AL). Rezultatet kryesore janë dy projekte në shkallë të vogël mbi rehabilitimin e lumenjëve në dy zonat pjesëmarrëse: Bashkia Metsovo do të zhvillojë pastrimin, mirëmbajtjen dhe restaurimin e shtratit lumor në degëzimet e vogla të përzgjedhura në Bashkinë Metsovo, ndërkohë që Bashkia Himarë do të zhvillojë punë rehabilituese në një pjesë të lumit Vishë, midis rrugës nacionale VL-SR deri në grykëderdhje.
Motivimi i projektit RIVER2RIVER është të promovojë domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndër-kufitar në monitorimin, menaxhimin dhe mbrojtjen e burimeve ujore, në përputhje me politikat e BE-së, specifikisht sipas parashikimeve të Direktivës Kuadër për Ujin, duke u përqëndruar kryesisht në mjediset ujore sipërfaqësore ndër- kufitare. Qëllimi kryesor i projektit është të promovojë dhe sigurojë praktikat më të mira të restaurimit dhe menaxhimit të lumenjve dhe ujëmbledhësve të tyre sipas Direktivës Kuadër për Ujin duke kombinuar qasjen “Infrastrukturë e Gjelbër” dhe iniciativa të qeverisjes së ujit.
Si rrjedhojë, grupet kryesore të synuara nga të dy palët, të cilët RIVER2RIVER prek drejtpërdrejt, janë: a) Shkencëtarët, b) publiku i gjerë/qytetarët, c) peshkatarët, d) komuniteti i studentëve dhe e) drejtuesit e qeverisë lokale dhe rajonale.